Dita e Fëmijëve festohet nëpër shtëpi

  • 4 years ago
Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve mungoi zhurma e tyre nëpër këndet e lojërave. Këtë vit nuk pati as aktivitete në shkolla, të cilat janë të mbyllura që nga shpallja e Pandemisë. Megjithatë mësimdhënësit kanë gjetur mënyra të tjera për të shënuar këtë ditë me nxënësit e tyre.

?Kur vjen 1 Qershori,
zemra më gufon,
është festa ime,
është festa jonë?

Ashtu si çdo festë tjetër në kohë të pandemisë, edhe fëmijët Ditën Ndërkombëtare të tyre e festuan ndryshe. Mungoi zëri i fëmijëve në këndet e lojërave dhe organizimet në hapësirat e shkollave.

Në këtë periudhën kur pothuajse çdo aktivitet organizohet online, mësuesja Fatime Bajrami nga Shkolla? Naim Frashëri? në Kumanovë, ka vendosur të tregohet kreative dhe  të mos lejojë që Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të kalojë pa argëtim.

Dita e fëmijëve u vendos në 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në të njëjtën ditë, përkoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në festivalin e ?Anijes së Dragoit?. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

Evi Shkopi

Recommended