LSDM ja nis fushatën, kërkon zgjedhje me 5 korrik

  • 4 years ago
Kur mund të bëni Pazar, apo të hyni në markete me maska, mund edhe të dilni të votoni me maska. Kështu Oliver Spasovski në cilësinë e bartësit të listës zgjedhore të LSDM-së deklaroi në Kumanovë ku promovoi kandidatët për deputet të kësaj partie. Sipas tij, zgjedhjet duhet të mbahen me 5 Korrik. Bartësi i listës në Njësinë e dytë zgjedhore, në ditën e parë të vazhdimit 14 ditor të gjendjes së jashtëzakonshme, tha se pas saj do të rrjedhin edhe 22 ditë afat ligjor deri në ditën e zgjedhje. Spasovski tha se zgjedhjet janë të domosdoshme për të menaxhuar më tej me krizën e pandemisë.