Isa Mustafa: LDK po bën sakrificë vetëm për të mirën e Kosovës - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm 2 ditë pasi Gjykata Kushtetuese i dha dritën jeshile Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re, kreu i Lidhjes Demokratike Isa Mustafa është në pritje për votimin e qeverisë që do të drejtohet nga kryeministri i ri.Me anë të një statusi në Facebook, Mustafa thekson se partia e tij po e merr drejtimin e vendit në një kohë të vështirë të shkaktuar nga Covid 19.ISA MUSTAFAKRYETAR I LDK?Marrja e përgjegjësive në këtë kohë të pandemisë, të krizës ekonomike si pasojë e Covid-19, të krizës së marrëdhënieve me partnerët tanë strategjik, SHBA dhe BE, nuk është e lehtë për LDK-në dhe as për qeverinë e ardhshme. Është një sakrificë për vendin. Një përpjekje legjitime për të stabilizuar rrjedhat politike dhe ekonomike me veprime demokratike.?Lidhur me çështjen e dialogut, Mustafa thekson se pret arritjen e marrëveshjes përfundimtare me njohje reciproke, me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe Bashkimit Europian.ISA MUSTAFAKRYETAR I LDK?Duhet të arrijmë përfundimin e marrëveshjes me Serbinë për njohje reciproke, me ndërmjetësim të fuqishëm të SHBA-së dhe BE-së, anëtarësimin në OKB dhe në NATO, njohjen nga vendet e BE që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, liberalizimin e vizave dhe ecjen drejt anëtarësimit në BE. Këto synime legjitime nuk duhet të jenë vetëm partiake, por të të gjithë neve, si qytetarë të Kosovës.?Mustafa shprehet se Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj nuk mbështeti as presidentin Hashim Thaçi, e as interesin e asnjë subjekti politik.
Recommended