9 Maji, Dita e Europës - (9 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ndoshta pak njerëz e dinë që idea e Europës së Bashkuar ka lindur për parandalimin e një lufte të 3 botërore. Pikërisht 5 vjet pas mbarimit të luftës së dytë, më 9 Maj të vitit 1950, Ministri i Jashtëm Francez Robert Shuman, thirri në Paris, përfaqësues të shtypit nga e gjithë bota për ti lexuar një deklaratë, në të cilën i behëj thirrje gjithë Europës, të bashkonin prodhimin e qymyrit e çelikut.

Këtë hap Shuman e quajti gurine parë të themelit të një federate europiane. Propozimi konkret i ministrit të jashtëm francez ishte krijimi i një institucioni ndërkombëtar që do të ngarkohej me menaxhimin e industrisë së qymyrit e çelikut, që në atë kohë ishin baza e çdo fuqie ushtarake.

Në samitin e Bashkimit Europian, të mbajtur në Milano në vitin 1985, udhëheqësit e vendeve anëtare vendosën njëzëri, që në 9 Maji të quhej dita e Europës./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended