“Reketi”, Ruskoska: Janeva dhe Boki 13 janë fajtorë për zhvatje

  • 4 years ago
Sipas prokurores Villma Ruskoska, Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva i kanë kryer veprat penale në rastin ?Reket?. Këtë ajo e tha në fjalët përmbyllëse, duke u thirrur në dëshmitë e çiftit Kamçev dhe një punonjëseje në ?Orka Holding?. Ata kanë pohuar që Bokit fillimisht i kanë dhënë gjysmë milion e më pas edhe 1 milion euro. Prokurorja iu referua një fotografie nga shtëpia e prindërve të Jovanovskit, ku sipas saj, ka përfunduar çanta ?Lui Viton?. Përmes një video incizimi pohon që Kiçeec tek Kamçev në shtëpi kthen çantë tjetër e jo atë për të cilën fliste Boki 13. Sipas avokatëve, videoja është prezantuar jashtë procedurës.

Dhe...të nxirret vetëm shkëputja nga 21.2 e jo nga 22.2 kur i akuzuari Bojan pohon që është kthyer çanta ?Lui Viton? në shtëpinë e dëshmitarit, konsideroj që është tërësisht joligjore, për këtë reaguam dhe këtë e pranoi gjykatësi - tha Sashko Dukovski, avokat.

Më 22 dhe 23 shkurt, as Zoran Milevski, as Bojan Jovanovski nuk kanë shkuar në shtëpinë e Jordan Kamçevit. Dhe kjo është e sigurt - u shpreh Villma Ruskoska, prokurore.

I dyshuari në rastin ?Perandoria?, Orce Kamçev, kur ka qenë te Ruskovska për ta denoncuar rastin ?Reketi?, prokurorja ka qenë e befasuar për shumën e lartë që ia kanë kërkuar për dalje nga paraburgimi. Prokurorja tha se në PSP të gjitha lëndët kanë qenë nën kontrollin e Janevës dhe e hodhi poshtë pohimin e Janevës se akuzohet për dhënien e mendimit pozitiv për ndryshimin e masës së paraburgimit të Kamçevit.

Nuk është e saktë. Nuk bëhet fjalë për mendimin e dhënë. Bëhet fjalë për arsyet e këtij mendimi të dhënë - tha Villma Ruskoska, prokurore.

Besojmë që nuk ka asnjë provë me të cilën vërtetohet çfarëdo qoftë nga aktakuza - u shpreh Deljo Kadiev, avokat.

Rasti ?Reket? vazhdon më 1 qershor ku Jovanovski dhe Janeva do t?i shqiptojnë fjalët përmbyllëse.

Igor Stefanovski

Recommended