Shihemi ne gjyq - U martua ne moshe te madhe, s’beri kurre celebrim! (24 maj 2020)

  • 4 years ago
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Seanca e ndërmjetësimit sot në rubrikën ?Shihemi në gjyq?, në Tv Klan vendosi përballë njëri-tjetrit, dy komshinjtë nga qyteti i Burrelit.

Shkak janë bërë dy parcela tokë të shitura në vitet 2002 dhe 2004. Rexhepi i shet tokën Baftjarit jo në rrugë ligjore, por me shkrim dore.

Gjithçka ishte në rregull mes tyre deri në vitin 2017, kur doli ligji i ri për pronësinë e tokës dhe Baftjari kërkon që toka për të cilët pagoi, mos ishte më në emrin e Rexhepit, por të kalonte në emrin e tij.

Komshiu i tij nuk pranon sepse kërkon prej tij që t?i japë edhe më shumë lekë.

Baftjar: Unë në vitin 2002 blej një copë tokë dhe u fut ndërmjetës vjehrri im në atë kohë, se unë nuk e njihja këtë zotërinë, Rexhepin. Më thotë shet tokë filani, Rexhepi. Unë nuk e njihja personalisht, na afroi ai, shkuam pamë tokën. Mora dhe vëllanë tim të madh, ramë dakord.

Eni Çobani: Dhe ekzaktësisht duhet të jetë akti i shit-blerjes që kam unë këtu në 11/02/2002 në Batër.

Baftjar: Po! Ishim komplet të dy palët që do ta blinim. E matëm tokën, i dhamë lekët, ramë dakord dhe ishim të qetë, vinim shkonim të dy familjet. Në vitin 2004, kishte prapë një pjesë tokë tjetër. Ramë dakord dhe aty dhe blemë 6 dylym e 400m, ku i dhashë 4 milion lekë dhe ky zotëria heq dorë përfundimisht nga ajo parcela që kishte. Të dyja parcelat ka hequr dorë, nga kanali deri tek pjesa e vëllait të vet. Ramë dakord për dy parcelat dhe ky heq dorë përfundimisht nga dy parcelat.

Eni Çobani: E keni shitur këtë tokë?

Rexhep: E kam shitur tokën!

Eni Çobani: Pavarësisht se nuk e keni bërë në rrugë ligjore, e keni bërë me shkrim dore.

Baftjar: Ashtu ishte situata në atë kohë!

Rexhep: I kam marrë ato lekë tek Baftjari, siç thotë ai! I kam treguar që ditën e parë, që unë tokën nuk e kam me letra.

Baftjar: Po kjo është e vërtetë, është tokë shtet.

Rexhep: I kam thënë që po të vijë një njeri nesër, pasnesër të të nxjerr nga toka, për çdo gjë të përgjigjem unë, kurse për shtet do përgjigjesh vetë.

Eni Çobani: Kur ka filluar problematika mes jush?

Baftjar: Problematika ka filluar në 2017, kur filloi ligji i ri, kush kalon pronat në shtet, kush i ka ato toka t?i rimarri. U ngrita shkova tek Rexhepi dhe i thashë ka dalë një ligj, vendim qeverie, këto toka t?i rimarr sepse po mos merreshin në emrin e tij, nuk i gëzoja dot pronën. Dakord thotë, por ke një kusht prej meje. Letrat thotë do t?i paguash ti tek banka, çfarë detyrimesh ke.

Rexhep: Duro, një minutë. Zonja Eni i kam thënë mua më bëhet qejfi që të bëhet me letra, të bëhesh në rregull. E keni aty pyeteni.

Baftjar: Po e vërtetë!

Rexhep: Unë nuk kam terezi, plus që jam i sëmurë dhe nuk kam terezi të shkoj pas letrave. Po të jesh i zoti, për çdo firmë do të vij unë.

Eni Çobani: Pra letrat tuaja i bëri Baftjari dhe ju jeni koshient për këtë?

Rexhe...