Del përroi në Korçë, përmbyten 15 shtëpi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problem në mjaft zona të vendit këtë të enjte.Gazetari i Vizion Plus në Korcë, Tonin Frroku raportoi daljen nga shtrati të përroit në fshatin Porodinë, jo larg nga qyteti.Deri tani bëhet e ditur se janë përmbytur 15 shtëpi. Më shumë se 60 banorë janë të rrezikuar nga prurjet e mëdha të përroit.Po ashtu raportohet se në fshat si pasojë e kësaj situate janë mbytur 15 krerë bagëti.Punonjës të bashkisë së Korçës ndodhen në terren me qëllim përmirësimin e situatës në fshatin Porodinë.Ndërkohë problem janë raportuar edhe në lagjet periferike të qytetit të Durrësit, ku edhe ato ka pasur përmbytje të rrugeve dhe disa banesave.

Recommended