Rinis jeta ne Itali

  • 4 years ago
Duke filluar nga sot, qeveria italiane do të bëjë të mundur lehtësimin e masave për të gjithë qytetarët. Pas më shumë se dy muajsh shumë të vështirë, në vend do të fillojnë punën restorantet, kafenetë, parukeritë, berberët dhe një pjesë e madhe e aktiviteteve prodhuese, gjithnjë duke zbatuar distancën dhe higjienën.

Jo vetëm kaq, por në bazë të dekretit të ri, sot nis punën edhe transporti publik dhe italianët mund të takojnë këdo nga komuna në komunë deri në 2 Qershor.

Sigurisht takimet me familjarët do të bëhet në përputhje me rregullat e vendosura nga OBSH duke ruajtur distancën dhe duke mbajtur maska dhe doreza për të mos rrezikuar të tjerët.

Në gjitha rajonet hapen dyqanet me një orar më të gjatë se më parë. Të gjithë punonjësit dhe njerëzit që duan të blejnë do të duhet të përdorin me detyrim maskat.

Rihapen gjithashtu hipermarketet dhe supermarketet, ku të gjithë njerëzit do të duhet t?i matet temperatura. Ndërsa palestrat do të rihapen më 25 Maj, por duke zbatuar rregullat e distancimit fizik.

Në datën 3 Qershor do të bëhet e mundur lëvizja në të gjithë Italinë. Sipas kryeministrit të vendit Guissepe Conte po në këtë datë do të hapen kufijtë me vendet e tjera në varësi të riskut epidemik dhe në përputhje me kufizimet e rregulloreve të vendosura nga Bashkimi Evropian e nga detyrimet ndërkombëtare.

Kështu nuk do të ketë kufizime për hyrje dhe daljet si në kufij tokësor ajror e detar me vendet anëtare të BE-së me vendet e zonës Schengen, me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut, Andorrën dhe Principatën e Monakos dhe Republikën e San Marinos e Vatikanit.

Klan Plus

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended