Greqia hap plazhet | Lajme - News

  • 4 years ago
Në Alimos, një plazh i njohur në jug të Athinës, qytetarët u grumbulluan që në mëngjes herët për të gjetur një vend. Greqia hapi kështu më shumë se 500 plazhe, një lëvizje për ringjalljen e sektorit të turizmit, të goditur rëndë nga pandemia.
"Kjo është gë e mirë për ne të moshuarit, të vijmë dhe të pushojnë pak pasi u mbyllëm brenda?.
Hapja është bërë me rregulla strikte për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Sipas një manuali të lëshuar nga qeveria, çadrat duhet të jenë katër metra larg njëra-tjetrës dhe në 100 metra katrorë lejohen vetëm 40 persona.
Këta të fundit duhet të ruajnë distancën prej një metër me njëri-tjetrin. Por kjo qe e pamundur. Autoritet u panë të bëjnë disa herë thirrje për respektimin e distancës dhe të rregullave me anë të një droni me altoparlantë.
Pas rihapjes së plazheve njerëzit do të lejohen të marrin pjesë në meshat e kishave nga 17 Maji, ndërsa vendet arkeologjike, përfshirë Akropolin, do të rihapen për vizitorët në 18 Maj.
Nga e hëna, do të lejohet udhëtimi nëpër territorin e Greqisë dhe në Kretë, dhe nga 25 maji edhe ne ishujt e tjerë.
Zyrtarë te sektorit te turizmit thonë se shpresojnë të mirëpresin pushuesit e huaj në korrik. Greqia me 11 milionë banorë është një nga vendet me të varura nga turizmi në Europë, i cili gjeneron rreth një të pestën e prodhimit të saj ekonomik.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended