Polic 55 vjec? Hiqesh nga puna / Sindikata: Antiligjore nderprerja e karrieres - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Heqja nga puna e efektivëve që janë mbi 55 vjeç me vendim të tirullarit, është kundër ligjit të Policisë dhe nëse Parlamenti do ta votojë këtë projektligj, do ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese.Ky ka qënë paralajmërimi i Sindikatës së Policisë pas miratimit në Komisionin e Sigurisë të projektiligjit te ri, që në fakt prek 613 efektivë. Sipas kreyt tw sindikatws, Sadetin Fishta, është antiligjore që ti ndërpresësh karierën një efektivi në moshën 55-vjeçare, ndërkohë që ai ka të drejtën që të punojë edhe 10 vite të tjera.Pikën tjetër të projektligjit, ku thuhet se efektivët e dalë në pension duhet të punojnë me detyrim 700 orë në vit, Fishta e komenton si një ndëshkim.Projektligji pritet të kalojë në Kuvend dhe nëse miratohet, zbatimi I tij do te nise për të gjithë punonjësit e policisë, atyre të gardës dhe SHÇBA që janë në moshën 55 vjeç dhe që kanë 30 vite eksperiencë.

Recommended