Dekreti i Thaçit në Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese në Prishtinë pritet të vendosë nëse dekreti i Presidentit Hashim Thaçi per te caktuar Avdullah Hotin si kryeministër të ri të vendit është në përputhje me ligjin themeltar.Kjo gjykatë ka njoftuar se do ta trajtojë me urgjencë kërkesën e Vetëvendosjes për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit të kreut te shtetit.30 deputetë të vetëvendosjes kanë kërkuar edhe pezullim e përkohshëm të zbatimit të Dekretit në fjalë. Por kushtetuesja u ka kërkuar deputetëve që komentet për këtë çështje t?i dorëzojnë para mesditës.Nga ana tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës ka çuar në Kuvend, kërkesën me 61 nënshkrime të deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të shtunën, e 2 majit, për zgjedhjen e qeverisë së re.Por a është e mundur të votohet qeveria e re përpara se Gjykata Kushtetuese të kthejë përgjigje?Ekspertet ne Kosove vlerësojnë se një parti nuk mund ta bllokojë formimin e qeverisë as ta dërgojë vendin në zgjedhje: këtë sipas tyre e bën vetëm shumica parlamentare. Sipas vendimit të së njëjtës gjykatë të vitit 2014 presidenti ka kompetencën që t?i jap mandatin secilës parti, për të cilën ai është i bindur se i ka votat dhe kjo është e drejtë ekskluzive ligjore kushtetuese vetëm e presidentit dhe e askujt tjetër.Në anën tjetër, njohësit e të drejtës kushtetuese mendojnë se proceset për formimin e Qeverisë bëhen paralelisht me pritjen e përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese dhe mbajtjen e zgjedhjeve e përcakton vullneti politik i partive politike . Ndërkohë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do t?i drejtohet edhe Komisionit të Venecias.

Recommended