Rrëzohet dekreti për “arsimin” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca rrezon ne Komisionin e Arsimit dekretin e Presidentit te Republikës për rishikimin e projektligjit te arsimit te larte. Deputetja socialiste Mimoza Hafizi njëherësh relatore e çështjes ka argumentuar te gjitha pikat dhe kundërshtimet e ardhura nga Presidenti, ne lidhje me draftin. Pa i bere asnjë ndryshim projektligjit, deputetja Hafizi deklaroi se ai nuk cenon autonominë financiare, lirinë akademike dhe nuk ka për synim favorizimin e universiteteve private. Te djathtët ne komision te përfaqësuar nga ish-Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, përsëriten se projektligji favorizon universitetet private, aplikon tarifa te larta për studentet dhe cenon autonominë dhe lirinë akademike ne shkollat e larta publike. Ditën e enjte, projektligji i arsimit te larte do te kthehet ne Kuvend për miratim. Ndërsa demokratet u shprehen se do t?i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Me herët komisioni i arsimit, ku ishte thirrur ne seance dëgjimore ministria Lindita Nikolla, u përfshi nga debatet dhe akuzat per emërimet politike e mësuesve ne shkolla. Ministria e Arsimit sqaroi se mësimi me turne do te vijojë ne qytetet e mëdha per shkak te mungesës se ambienteve dhe shkollave qe janë ne proces rikonstruksioni. Ministria Nikolla hodhi poshtë akuzat e demokrateve për rritje te çmimit te teksteve, ndërsa deklaroi se është rritur cilësia e tyre dhe janë hequr nga shkollat librat e dobët.

Recommended