Pranohet dekreti për “kadastrën” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mazhoranca ka miratuar dekretin presidencial qe ktheu per rishqyrtim ligjin per kadastrën. Por vota pro e socialisteve nuk shpreh dakortesi me vërejtjet e kreut te shtetit, pasi te vetmet rregullime qe shumica qeverisëse miratoi, kishin te benin me hyrjen ne fuqi qe ishte parashikuar ne 1 shkurt dhe referencat tek drafti ?per përfundimin e proceseve kalimtare te pronësisë?, i cili nuk eshte miratuar ende.Qëndrimi i presidentit te republikës Ilir Meta përplasi serish mazhorancen dhe opozitën per kushtetutshmërinë e vendimeve te kreut te shtetit.Edhe pse ligji per kadastrën fokusohet tek bashkimi i 3 agjencive te ndryshme qe trajtojnë ceshtjen e pronës, debati politik shkoi pertej parashikimeve te tij, dhe opozita akuzoi shumicën se ka hartuar nje kuader ligjor qe shpronëson shqiptaret.Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, agjencia e pronave, hipoteka dhe legalizimet do te shkrihen ne nje institucion te vetem dhe qellimi i qeverise eshte qe qytetaret te mos humbasin kohe neper zyra te ndryshme per te zgjidhur problemin e pronave.

Recommended