Thaci mandaton Hotin si kryeminister te Kosoves
  • 4 years ago
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekretuar të propozuarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotin, si kandidat për kryeministër për të formuar qeverinë e re.

?Sot kam marrë një letër nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes së cilës ai konfirmon që i plotëson të gjitha kriteret mbizotëruese për krijimin e qeverisë së re, duke përfshirë edhe atë të sigurimit të shumicës parlamentare për qeverinë e re?.

LDK-ja ka kërkuar nga Kuvendi që seanca për votimin e qeverisë Hoti, të mbahet të shtunën në orën 13:00. Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje menjëherë e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit.

?Jo rastësisht në këtë kohë kur për përfundon java, presidenti është përkujdesur që ta bëjë dekretin, që Kushtetuesen ta zë në pushim. Natyrisht ne nuk na zë në gjumë kjo?.

?Ne kemi bërë kërkesë për masë të përkohshme. Ju bëj thirrje kolegëve të mi që të mos ndërmarrin asnjë veprim pa ndonjë vendim të Kushtetuese?.

LDK synon bashkëqeverisjen me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet pas shkarkimit të qeverisë Kurti.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended