Rimekembje ekonomike e gjelber | Lajme - News

  • 4 years ago
Gjermania po planifikon një rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë, të orientuar tek objektivat për reduktimin drastik të ndotjes së mjedisit.

Plani i ri i Kancelares Angela Merkel është financimi i projekteve që krijojnë vende të reja pune, që ndihmojnë në reduktimin e çlirimit të dioksidit të karbonit në atmosferë, të tilla si nxitja e prodhimit të automjeteve elektrike.

Mediat gjermane shkruajnë se Kancelarja Merkel ka kërkuar ofrimin e kapitalit me interesa të ulëta dhe granteve për investimet e gjelbërta, në mbështetje të propozimeve të Bashkimit Europian për shtimin e përpjekjeve për të frenuar ndryshimet klimatike.

Objektivi kryesor në këtë aspekt është që çlirimi i gazrave që shkaktojnë efektin serë, të reduktohet nga deri në 55% deri në vitin 2030, nga 40 që është aktualisht.

Në 3 muajt e parë të këtij viti, Gjermania arriti të prodhojë gjysmën e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga burime të rinovueshme. Plani është që deri në fund të vitit, 18% e energjisë të prodhohet nga të njëjtat burime.

Synohet që çlirimi i dioksidit të karbonit në gjithë globin të reduktohet me 8% nga nivelet e regjistruara në 2010-ën, por recesioni ekonomik i shkaktuar nga pandemia rrezikon të pengojë projektet për arritjen e këtij synimi.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/