Ne kampet e refugjateve kosovare mungon higjena (13 Maj 1999)

  • 4 years ago
Arkiva - Tv Klan 1999

Mot i nxehtë i shoqëruar dhe pa ujë. Ky është shqetësimi i të ardhurve pas qëndrimit një mujor në kampin e Tiranës. Në kohën kur kërkohet kujdes për mospërhapje epidemish mungon i vetmi dezifektant larës për higjenë vetjake që është uji.

Dushi për refugjatët nuk realizohet as një herë në muaj. Të ardhurit që jetojnë këtu dhe që flejnë me të panjohur, nuk kanë patur fatin të shijojnë dushin dhe ujin e ngrohtë. Larja në javë të caktuara është mundësuar vetëm me ujë të ftohtë.

Refugjate: Këtu veç një herë jemi pastruar këtu në Pallat. Shkojmë në Qendër tek privati më parë.

Refugjate: Me pi ujë s'ka. Fëmija janë bërë pa larë krejt. Ka nis me ju dalë puçrat nëpër trup. Pa kurrfare higjene hiç.

Edhe uji i ftohtë për dy ditë ka munguar. Edhe uji i pijshëm ka patur probleme. Vetëm mbrëmë në darkë është sjellë uji i pijshëm.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended