Ziadin Sela i shkruan presidentit Pendarovski

  • 4 years ago
Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në letrën që i ka dërguar presidentit Stevo Pendarovski, ka kundërshtuar qëndrimin e tij se vendi duhet të heqë dorë nga BE-ja nëse kushtëzohet gjuha dhe kombësia nga ana e Bullgarisë. Sela thotë se nuk mund ta kuptojë se si pas këtij kushtëzimi bullgar, Pendarovski dhe establishmenti politik maqedonas në përgjithësi, nuk kanë nisur qoftë edhe reflektimin më të vogël rreth asaj se si ndjehen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ku vazhdimisht u cenohet identiteti i tyre kombëtar. Për problemin me Bullgarinë Sela kërkon që kjo çështje të zgjidhet nga komisionet e ngritura, ndërsa kërkon ndryshime kushtetuese që do ta rregullonin përfundimisht çështjen e gjuhës shqipe.