Prej 7 prillit me koronavirus, Artan Hakaj: Ndihem fajtor, infektova dhe vajzën 8 muajshe

  • 4 years ago
Mes dhjetëra historish të të prekurish me koronavirus në Kosovë, është edhe ajo e Artan Hakaj, i cili prej gati një muaji ndodhet në luftë me armikun e padukshëm. Tashmë në pritje të një përgjigje nëse e ka fituar betejën me këtë armik, ai rrëfen në ?Rreze Dielli? momentet kur mësoi se brenda trupit të tij tashmë po avanconte një virus me të cilët po lufton e gjithë bota.
Hakaj tregon se simptomat e para i shpërfilli, pasi mungesa e temperaturës së lartë e bëri të mendonte se është thjesht një gjendje kalimtare. Ajo që e detyroi ti drejtohej spitalit ishte nata e 7 prillit, natë në të cilën kishte ethe të shumta. Përpos faktit që I duhej të luftonte me koronavirus, atij I duhej të mbante mbi supe edhe peshën e ndjenjës së fajit, pasi sic rrëfen në ?Rreze Dielli? nga Covid-19 u prek dhe foshnja 8 muajshe dhe gruaja e tij.

Recommended