Fotografohet shperberja e kometes

  • 4 years ago
Kometa ?Atlas? copëtohet në qiell. Imazhet janë kapur nga teleskopi hapësinor ?Hubble?, ku janë vëzhguar të paktën rreth 30 fragmente të bërthamës në zonën e bishtit, që dukeshin sikur ndriçonin me pulsim. Imazhet janë shkrepur kur kometa ndodhej rreth 146 mln km larg Tokës, përkatësisht në datat 20 dhe 23 Prill.

Sipas grupit të vëzhgimit të Universitetit të Maryland, ky fenomen ishte entuziasmues pasi është fenomen që mund të verfikohet një apo dy herë në një 10-vjeçar, dhe gjatë shpërbërjes kometat dobësohen shumë dhe rezulton e vështirë për t?u parë.

Dy grupe ekspertësh janë në studim të imazheve të teleskopit ?Hubble? për të kutpuar si ka ndodhur copëtimi i kometës ?Atlas?. Mendohet se bërthama mund të jetë krisur e copëtuar si pasojë e presionit të gazrave përgjatë afrimit të saj me Diellin.

Kjo kometë u zbuluar në 29 Dhjetor nga teleskopët robotikë ?Atlas? të Hawait dhe mendohej se në Maj do të ishte e mundur të vëzhgohej edhe me sy të lirë gjatë kalimit të saj.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/