Shtohen infeksionet ne disa vende | Lajme - News

  • 4 years ago
Lehtësimi i masave për frenimin e përhapjes së COVID-19 ka shtuar ritmet e përhapjes së pandemisë në disa vende të botës. Gjermania ka shënuar 697 të infektuar brenda 24 orëve të fundit, 142 më shumë se një ditë më parë.

Ritmet e infektimeve u shtuan këtë fillim jave, teksa vendi ka lehtësuar ndjeshëm masat kundër përhapjes së koronavirusit. Gjermania pati vdekshmërinë më të ulët në Europë 4.4%, teksa sistemi shëndetësor pati një performancë të mirë.

Shtim të numrit të infektimeve pati edhe në Korenë e Jugut dhe Kinë, vende janë vlerësuar për masat e efektshme për frenimin e përhapjes së COVID-19. 101 të infektuar të rinj ju shtuan listës së të prekurve në Korenë e Jugut, të gjithë frekuentues të një lokali nate në Seul.

Konstatimi i një vale të re infektimesh në Wuhan detyroi autoritetet në Pekin të testojnë 11 milionë banorët e qytetit, që konsiderohet vatra e përhapjes globale.

Rusia shënoi afro 11 mijë të infektuar të rinj në 24 orët e fundit, një trend që vijon prej më shumë se një jave. Ky vend renditet tashmë i treti pas Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës për nga numri i të prekurve në shkallë botërore, edhe pse me një ndër nivelet më të ulta të vdekshmërisë, 0.9%

Megjithatë, numri i lartë i të prekurve nuk e pengoi Presidentin rus Vladimir Putin të urdhërojë rikthimin në punë të shumicës së punonjësve, të cilët u detyruan të ndërprisnin aktivitetin për shkak të karantinës. Në pjesën më të madhe të Europës, vdekjet ditore po prekin nivele minimale. Edhe në Britani të Madhe këtë të martë u shënuan 210 vdekje, niveli më i ulët prej disa javësh.

Në Spanjë u regjistrua numri më i ulët i dy muajve të fundit i infektimeve ditore, 594. Ndërsa numri i viktimave ditore vijon të jetë nën 200 ashtu si edhe në Itali.

Stafi i Shtëpisë së Bardhë është urdhëruar të mbajë maska pas infektimit të dy pjesëtarëve. Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht numrin më të lartë të viktimave dhe të të prekurve në botë, teksa këshilltari numër 1 i Presidentit Trump për situatën e emergjencës thotë se është herët për të lehtësuar masat kundër koronavirusit.

Në gjithë globin numërohen 4.2 milionë të prekur me një vdekshmëri të deritanishme prej 6.7%.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended