Brenda laboratorit te vetem Covid ne Shqiperi |Lajme-News

  • 4 years ago
Ky është laboratori i vetëm kombëtar në Shqipëri për kryerjen e analizave për personat e dyshuar me Sars-Cov 2.
Deri më sot ky laborator ka kryer 9,521 testime, ku 832 prej tyre kanë rezultuar pozitivë për Covid-19
Por si kryhet procesi i analizave në laboratorin e virologjisë. Epidemiologët e terrenit janë të parët që përballen me të prekurit me Covid dhe ata që sjellin mostrat dhe i regjistrojnë në ISHP. Më pas puna vijon nga stafi i 6 specialistëve të shëndetit.
"Mostra vjen nga epidemiologët e terrenit ose nga spitali, në termobokse me akull dhe skeda që shoqëron mostrën kalon në sektorin e epidemiologjisë, me një numër të caktuar identifikues.
Një nga procedurat më me risk pranë Laboratorit të Virologjisë në ISHP është inaktivimi i mostrës së infektuar.
"Ndodhemi në Laboratorin Kombëtar të Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik dhe konkretisht ndodhemi në laboratorin e nivelit të tretë të sigurisë, aty ku bëhet inaktivizimi i virusit për Sars-Cov 2, apo i njohur ndryshe si koronavirus".
"Një nga procedurat që kryhet është inaktivimi i mostrës, në mënyrë që mostra të mos jetë aktive dhe të përbëjë risk për personelin".
Pas këtij procesi, i cili zgjat afro 30 minuta, një pjesë e mostrës ruhet në ngrirje.
"Dhe më pas një pjesë e mostrës ruhet në ngrirje për t'u përdorur për qëllime të tjera. Ndërsa pjesa tjetër kalon për ekstraktimin e materialit gjenetik, arn virale".
I gjithë procesi i analizave kruhet në tre dhoma të ndara, Esktraktimi i materialit gjenetik dhe më pas analizimi i reagentëve kalojnë në një konfiguracion në kompjuter, që tregon nëse personi i dyshuar është apo jo pozitiv me Covid.
Ky konfiguracion të dhënash tregon rastin e një personi që rezulton i prekur më Covid-19.
Ndërsa kjo analiza tjetër rezulton negativ për Covid.
Por për të mbërritur deri këtu, i gjithë procesi zgjat 6 deri në 8 orë. Laboratori i Virologjisë funksionon gjatë 24 orëve. Po kaq i duhet edhe një personi të presë për përgjigjen e testit. Sipas ekspertëve të ISHP, ky laborator mund të kryejë deri në 500 testime në ditë, por fatmirësisht deri tani i është dashur të kryejë afro 250 analiza gjatë 24 orëve.
Pas mjekëve, heronjtë e heshtur të epidemiologëve dhe laborantëve tashmë prej dy muajsh po përballen me rastet e evidentuara me Covid-19.
Tv Klan