Opinion - Si po vazhdon OFL? (07 Maj 2020)

  • 4 years ago
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan #MaksVelo
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Në studio: Arben Ahmetaj, Julian Hodaj
Në Skype: Oljana Maloku, Artan Hoxha, Pellumb Pipero, Albin Kurti, Gent Sejko, Edlira Bogaci,

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti tha mbrëmjen e së enjtes në ?Opinion? se i ngarkuari i Presidentit Trump për ndërmjetësim mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, kishte më të rëndësishme kohën sesa tekstin e një marrëveshje të mundshme mes dy vendeve.

Në intervistën me gazetarin Blendi Fevziu në Tv Klan, Kurti aludoi se Grenell kërkonte të arrinte një marrëveshje sa më parë mes dy vendeve, mundësisht para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.

?Ambasadori Grenell e kishte më të rëndësishme kohën e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sesa tekstin e asaj marrëveshje. Përderisa unë jam i fokusuar në shkrimin, tekstin e asaj marrëveshjeje, ai është i fokusuar në nënshkrimin e marrëveshjes sa më shpejt që është e mundur. Tashmë unë e kam të qartë se pas komunikimit tim me të, ai ka filluar që ta zhvendosë një lloj trysnie tek partneri im i koalicionit, që fatkeqësisht e braktisi marrëveshjen tonë të koalicionit dhe programin qeverisës.?

Kurti: Ky ishte kulmi me Ambasadorin Grenell

I pyetur nëse Grenell kishte dorë në largimin e tij, Kurti tha ?është e vërtetë që unë kam qenë në një komunikim intensiv me të, ku ambasadori Grenell ka pasur fillimisht qëndrimin se Kosova duhet të heqë taksën 100 për qind ndërsa Serbia duhet të ndalojë fushatën e ç?njohjeve të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Më pas këtë të dytën ai e braktisi pas një udhëtimi në Beograd, madje jo vetëm kaq, por sëfundmi u deklarua edhe kundër reciprocitetit ndaj Serbisë. Për mua ky ishte kulmi. Unë kam vazhduar të komunikoj me të në mënyrë konstruktive, pozitive, mirëpo unë nuk mund të pranoj që Kosova të mos ndërtojë marrëdhënie reciprociteti me Serbinë.?/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended