Mbyllet karantina, nisin protestat |Lajme-News

  • 4 years ago
Serbia është përfshirë në incidente politike në 24 orët e para të lirisë pas gjendjes së jashtëzakonshme. Këtu Boshko Obradovic, i lëvizjes nacionaliste opozitare ?Dveri? ka bllokuar Ministrin e Shëndetësisë para Kuvendit. Pak më vonë vjen deri tek përleshja fizike në mes të deputetëve. Policia ka arrestuar 15 persona nga kjo ngjarje që pasoi incidentet që filluan me protestat e një natë më parë. Presidenti Alleksandar Vuçiç ka thënë se fashizmi nuk do të lejohet në Serbi.

Me lugë dhe tenxhere kundër presidentit. Shumë serbëve nuk u ka pëlqyer politika gjatë pandemisë dhe një grup qytetarësh i mbështetur nga opozita kanë shfrytëzuar natën e parë të lirisë për të bërë protestë në rrugë në vend të ballkoneve. Shumë figura publike kanë arritur në parkun para presidencës. Pandeminë, Alleksandar Vuçiç, thonë e shfrytëzoi për të forcuar qeverisjen e tij të fortë.

"Ky është një guxim qytetarëve dhe përshkruan dinjitetin tonë. Tani ju ftoj të formojnë një zinxhirë rreth presidencës ta dëgjojmë këtë simfoni të lirisë. Është ora 20:05".

Pasi u afruan fare afër rrethojave të presidencës, gjendja vijojë e qetë edhe për pak minuta me brohoritjet: ?Vuçiç ik? dhe shumë të tjera.

Këtu durimi përfundoi dhe me sa duket karantina ka bërë punën e saj. Tek porta e hyrjes kryesore të Presidencës u nisën edhe disa lider të opozitës, por sigurimi i Presidentit u doli para, ndonëse nuk dihej nëse Vuçiç ishte brenda. Pas një kohe kjo situatë u mbyll pa më shumë incidente. Protesta janë bërë edhe në disa qytete dhe është njoftuar vazhdimi ditëve të ardhshme.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended