Bankat: S’ka kredi per klientet qe performojne dobet |Lajme-News

  • 4 years ago
Jo të gjitha bizneset që kanë bërë kërkesa për të marrë linja kredi, për të dhënë pagat e punëtorëve të tyre janë pranuar nga bankat. Instrumenti financiar prej 100 milionë dollarësh, i garantuar nga qeveria, ka të vendosura kushte që ndërmarrjet duhet t?i përmbushin përpara se të miratohet huaja.

Në një intervistë për Televizionin Klan, kreu i Shoqatës së Bankave, Silvio Pedrazzi thotë sqaron arsyet e kërkesave të refuzuara, ndërsa thotë se deri më sot janë marrë 400 kërkesa nga biznesi, ku 90 janë miratuar e disa të tjera janë në proces.

?Këtu dua të jem i qartë, marrëveshja e firmosur mes bankave dhe qeverisë për garancinë sovrane, përcakton që ajo të përdoret vetëm për disa ndërmarrje që kanë një situatë specifike të cilat janë prekur nga kriza e pandemisë. Nëse një klient nuk performonte mirë në pagesën e kredive edhe para Covid-19 , është e vështirë të marrë një financim të tillë.?

Silvio Pedrazzi sqaron se nuk ka kredi pa risk, e se në këtë rast po flasim për kredi të dhënë me paratë e taksapaguesve.

?Nga ana teknike nuk ka risk zero, është shumë i ulët, por jo zero. Garancia sovrane nuk është bankomat as për bankat, e as për bizneset. Është një angazhim që merr qeveria dhe po flasim për paratë e qytetarëve. Nëse paratë nuk kthehen, janë paratë e qytetarëve shqiptarë.?

Deri tani sistemi bankar ka shtyrë 2 miliardë euro kredi për bizneset dhe qytetarët, ku 96% e kërkesave janë pranuar për 21 mijë aplikime të bëra. Bankat janë të gatshme për një tjetër shtyrje, por duke marrë kohë dhe analizë sipas sektorëve.

?Duhet të ulemi me të gjithë klientët për të kuptuar gjendjen e tyre. Ne po vuajmë nga shtyrja, por jemi të gatshëm të marrim parasysh një periudhë kohe për të folur me klientët që të gjejmë një zgjidhje strukturore, por duhet të ketë edhe ndërhyrje ligjore.?

Për linjën e dytë të përdorimit të garancisë sovrane, bankat thonë se nuk do të jetë aq e shpejtë sa kredia për dhënien e pagave, ndërsa janë duke u bërë rakordimet e fundit për firmosjen e memorandumit me qeverinë.

?Në këtë instrument risku do të ndahet me qeverinë, bankën dhe klientin. Këtu kemi të bëjmë me financim për investime apo likuiditet me qëllim ringritjen e biznesit. Bankat do të kenë nevojë për informacion, kohë dhe të dhëna pasi duhet të vlerësojnë rast pas rasti?.

Pyetjes se si do të jetë këtë vit aktiviteti financiar i kreditimit nga bankat Pedrazzi i përgjigjet:

?Bota nuk do të jetë më si më parë dhe bankat duhet të shohin hapat që do të marrin me klientët e tyre, por po e vërtetë është se bota nuk është ndalur dhe s?do të ndodhë as këtë herë, prandaj duhet të vazhdojmë përpara.?

Tv Klan

Recommended