Fushata zgjedhore, pa tubime me qytetarët

  • 4 years ago
Për herë të parë në Maqedoninë e pavarur, qytetarët me siguri do të jenë dëshmitarë të zgjedhjeve pa mitingje, tubime dhe takime siç jemi mësuar t'i shohim deri më tani. Virusi korona do të ndryshojë edhe formën edhe mënyrën e komunikimit gjatë fushatës së ardhshme zgjedhore. Sipas ekspertes për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, Angelka Peeva-Laurençiq, tubimet plot energji nuk do të jenë më sepse në një kohë të pandemisë mënyra e komunikimit duhet të reduktohet. Gjithashtu thekson se temat e zgjedhjeve do të fokusohen rreth shëndetësisë dhe ekonomisë.

Recommended