Zoran Zaev thumbon funksionarët e BDI-së

  • 4 years ago
Vazhdon retorika e ashpër parazgjedhore mes partnerëve të koalicionit, LSDM dhe BDI. Socialdemokratët shpresojnë në fitore edhe atë me shumicë të qëndrueshme pas zgjedhjeve, që siç tha Zaev, të kryhen detyrat në shtëpi. Ai tha se proceset në vend varen nga secili, përfshirë edhe opozitën. Konsideron që shqiptarët duhet në mënyrë të denjë të përfaqësohen edhe në Kuvend, por dërgoi mesazh konkret për BDI-në për skandalet lidhur me zyrtarë të kësaj partie.