Stresin e kapin emocionet para Marina Vjollces: Ndihem sikur te jem....

  • 4 years ago
Reperi Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka qenë i ftuari i radhës mbrëmjen e sotme në spektaklin ?Klanifornia? në Tv Klan.

Pavarësisht se ka qenë i ftuar në shumë emisione, përballë Marina Vjollcës ka patur emocione, aq sa vetë Stresi e pëshkruan situatën sikur ?të jetë përpara Kryeministrit?.

Marina Vjollca: Çfarë s?kemi dëgjuar dhe parë nga ty. Ca të vërteta, ca të trilluara. Po sigurisht si një djalë rebel, kështu personifikohesh, ke bërë dhe shumë gabime. Do më thuash njëherë cili është gabimi më i madh në jetën tënde? Apo nuk e themi dot?

Stresi: Në radhë të parë, kam shumë emocione para teje. Unë kam qenë në gjithë emisionet e mundshme në Shqipëri, dhe ishte hera e parë që vij këtu tek ju. Dhe ndihem tani sikur të jem para Kryeministrit aktual. Duke marrë parasysh që je një ndër vajzat më të mira që unë kam parë ndonjëherë dhe që respektoj maksimalisht, dhe për ta mbyll, je ndër më të mirat dhe më e mira dhe s?ka mbi ty.

Marina Vjollca: Të falenderoj shumë për fjalët. Për të gjithë juve që nuk e dini, unë dhe Stresi jemi rritur në një lagje, kështu që kemi qenë edhe komshinj shumë të mirë. Edhe Stresi, në kohën kur ka qenë i vogël, ka qenë çuni që e donin më shumë gocat e lagjes, por duket se ky ves nuk i ka ikur akoma. Unë atëherë kam qenë shumë e vogël.

Stresi: Ke qenë gjithmonë që e vogël motra ime, dhe ti ngelesh gjithmonë motra ime.

Recommended