Autostrada Bllacë-Shkup, banorët të pakënaqur nga çmimi i shpronësimit

  • 4 years ago
Banorët e Bllacës shprehen të indinjuar nga çmimi që ofron shteti për shpronësimin e tokave ku pritet të kalojë autostrada Shkup-Bllacë. Çmimi prej 200 denarësh për 1 metër katror sipas tyre përbën fyerje dhe tallje. Ata thonë se vlera reale është të paktën 10 herë më e lartë. Zv/kryeministri Bujar Osmani i cili pati premtuar se vlerësimi i pronave do të jetë korrekt, sot ishte i pakapshëm.

Recommended