Akuzat e Metes, Rama Eshte shume luks te merrem me Presidentin

  • 4 years ago
Kreu i qeverisë ka pohuar se brenda këtij viti parashikohen të gjitha rindërtimet e banesave që u shkatërruan nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor.

Në një deklaratë për mediat, Edi Rama tha se parashikimet janë që të gjithë banorët të futen në banesat e reja deri në muajin Dhjetor të vitit 2020.

Në takimin me gazetarët, Rama i pyetur për akuzat e Presidentit Ilir Meta tha se nuk dëshiron të flasë.

Ai u shpreh se në këtë mbledhje fokusi është mbi ata persona që sot janë pa strehë dhe jo tek ata të cilët e kanë një banesë, ndërsa shtoi se nuk merret me çështjen e Presidentit pasi koha do të ishte luks.

?Presidenti e ka shtëpinë, më shumë se një shtëpi. Unë jam për shtëpitë e atyre që jetojnë në çadra. Për ata jam unë këtu. Kështu që ua kam lënë ju çështjen e Presidentit, unë nuk merrem me të, është shumë luks për mua?.

Më tej Rama tha se rindërtimet që do të bëhen do të ndikojnë edhe në zhvillimin e zonave.

Ai solli shembullin e Belshit, kur tha se askush nuk e besonte se do të zhvillohej, duke premtuar se të njëjtin hov do të marrë edhe Thumana e Laçi.

?Thumana nga një ferr urban, do kthehet në një pikë që fare mirë të jetë një pikë që të jetojë me turizëm ditor, fundjavorë, sepse ka një liqen aty pranë. Laçi që ka qenë për shumë vite kryeqyteti i bingove dhe bixhozit, por ka 3 milion turistë në vit që shkojnë në zonën e shenjtë? Por nuk ndalon njeri në Laç, por me këtë zhvillim edhe Laçi do të hapë një përmasë të re?.

Rama është pyetur edhe për mocionin e 10 socialistëve për reformimin e PS, ku mes tyre ishin emra të njohur si Arta Dade, Maqo Lakrori dhe Eva Allushi .

Kësaj pyetje Rama sërish preferoi të mos i përgjigjej, duke theksuar se mbledhja e sotme ishte për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti./ tvklan.al

Recommended