Ne prag te derbit te kryeqytetit

  • 4 years ago
Agustin Kola, një ish-futbollist i Tiranës pret rezultat në derbin e së premtes me Partizani. Kola beson se zgjedhja e Emanuel Egbo si trajner ishte vendimi i duhur.
'Uroj që të fitojë Tirana. Derbi luhet në aspektin psikologjik. Egbo ka bërë punë të mirë. Unë do ta shikoj me tifozët".
Ish-lojtari i viteve '80-'90 mendon se rivaliteti deri në fund do të jetë me ekipet e kreut.
"Do të jetë një garë mes Tiranës, Kukësit dhe Partizanit për titullin".
Tirana nuk e fiton titullin prej sezonit 2008-2009, ku në një pjesë të kampionatit u drejtuan pikërisht nga Agustin Kola.