Ambasada e Gjermanisë dhuron kabinet logopedie

  • 4 years ago
Qendra për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve në Shkup për herë të parë u pasurua me kabinet për logopedi. Kjo ishte nevojë e kamotshme e personave që trajtohen dhe qëndrojnë në këtë qendër, thonë nga ky institucion, ndërsa e njëjta u dhurua si donacion nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup. Donacioni është në vlerë mbi 300 mijë denarë. Me këto mjete janë blerë tavolinë pune, material i ndryshëm didaktik dhe pajisje të tjera të nevojshme. Për momentin, në Qendrën për Rehabilitim trajtohen mbi 7 persona të moshave të ndryshme.