Trump tallet me filmin "Parasite"

  • 4 years ago
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është tallur me fitoren historike të Koresë së Jugut për filmin me të mirë në çmimet Oscar. ?Parasite?, i regjisorit Bong Joon Ho, ishte i pari film i huaj që mori çmimin e madh të akademisë.

?Dhe fituesi është?një film nga Koreja e Jugut. Çfarë dreqin ishte e gjitha ajo. Kemi plot probleme me Korenë, me çështjet tregtare. Dhe pas gjithë kësaj, këta çfarë bëjnë? I japin çmimin e filmit më të mirë?.

Përpara qindra mbështetësve në një takim elektoral në Kolorado, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se do të donte kthimin e filmave klasike, duke përmendur gone With the Wind, një film që bazohet në epokën e luftës civile në jugun e Shteteve te Bashkuara, i vlerësuar me Oscar 80 vite me parë.

Trump sulmoi edhe aktorin Brad Pitt, i cili mori Oscar këtë vit për rolin e tij jo protagonist ne filmin e Tarantinos ?Once Upon a Time in Hollyëood?. Në fjalimin falenderues, Pitt tha se kishte kohë për të folur më shumë se ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Kongres, referuar gjyqit ndaj Presidentit.

?Nuk më ka pëlqyer asnjëherë ai. Është një djalë jo i mençur?.

Tv Klan