Permbytje ne Britani, 5 viktima

  • 4 years ago
Stuhia e fuqishme ?Dennis? ka lënë qindra zona të banuara nën ujë në rajonet e Anglisë dhe Uellsit. Autoritetet britanike thanë se 5 persona humbën jetën nga përmbytjet që ishin pasojë e reshjeve të dendura. Qindra të tjerë kanë mbetur pa strehë.

Reshjet e dendura çuan në daljen nga shtrati të lumenjve, që në shumë raste gërryen shtratin e tyre duke rrezikuar shembjen e ndërtesave.

Ekipet e emergjencave vijojnë t?u vijnë në ndihmë banorëve të zonave të prekura nga përmbytjet, kryesisht përmes skafëve. Brenda një jave, Britania e Madhe u godit nga dy stuhi të fuqishme, ?Kiara? dhe ?Denis?, që u bënë shkak për këto pasoja të rënda. Ekspertët e lidhin shtimin e intensitetit të reshjeve me ngrohjen globale.

Qeveria e Kryeministrit Boris Johnson ka një plan investimesh prej 5 miliardë Eurosh, për ndërtimin e infrastrukturës që parandalon daljen nga shtrati të lumenjve pranë zonave të banuara.

Tv Klan

Recommended