Shullazi e Cukali ne siten e OFL

  • 4 years ago
Operacioni Forca e Ligjit iu ka nisur shkresë dy personave me të shkuar kriminale në Tiranë, të cilëve u kërkon të justifikojnë pasurinë. Oficerët e OFL kanë dyshime se Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali kanë vendosur pasurinë përmes aktivitetit kriminal.

?Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme?.

Emiljano Shullazi qëndron i izoluar në ambientet e paraburgim pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për veprat penale ?Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë?, ?Grup i strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale?.

Shullazi është dënuar me 14 vite burg në 2018-tën nga gjykata e krimeve të rënda, pasi akuzohet se u ka marrë pasurinë dy biznesmenëve, Ylvi Beqaja dhe Jani Zakës.

Avokati i tij Vladimir Meçe reagoi ndaj kërkesës së OFL, duke e quajtur një show mediatik dhe duke sqaruar se pasuria klientit të tij ka kaluar në sitën e ligjit anti-mafia dhe nuk ka rezultuar e paligjshme. Megjithatë ai tha se përgjigjja do të dorëzohet brenda afatit.

Ndërsa Gjergj Cukali, i njohur si i ?forti i Myslym Shyrit?, ka disa precedentë penale. U arrestua në 2019-ën si një nga të dyshuarit kryesor të vrasjes së ish-policit Arben Bilali, por u lirua nga Apeli i Tiranës për mungesë provash.

Në vitin 2006 Gjykata e Tiranës e dënoi me 10 vite burg, për ?Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit?. Ai ka qenë i arrestuar edhe për shpërndarje të kokainës në 2016-tën, por është lënë i lirë një vit më pas, me argumentin se vuan nga probleme shëndetësore.

Tv Klan

Recommended