Rudina - Historia e kryqit 1500-vjecar te Laboves, i zhdukur ne vitin 1989! (12 shkurt 2020)

  • 4 years ago
Në muajin tetor të 2019 Mira Meksi ka botuar librin ?Diktatori në kryq?. Shkrimtarja Mira Meksi sjell anët e errëta dhe pikat e dobëta të diktatorit Enver Hoxha me romanin e ri ?Diktatorit në kryq? Meksi me këtë vepër letrare çmitizon pushtetin e Hoxhës të lexuesit. Diktatori dhe kryqi janë dy anët të kundërta të medaljes, por Mira Meksi me këtë titull ka ndarë edhe linjat e romanit. ?Diktatori në kryq? është një libër i ndërtuar me fakte historike, por i rrëfyer me një gjuhë të pasur letrare dhe simbolike që i flet lexueseve të gjerë. Me një moshë më shumë se 15 shekullore, Kisha e Labovës së Kryqit vlerësohet si një prej monumenteve më të rralla historike, fetare e kulturore të Shqipërisë. Ajo njihet si një prej 40 kishave të para, të ndërtuara në gjithë botën. Ndodhet në fshatin Labovë e Kryqit, në rrethin e Gjirokastrës, i vendosur në shpatin verior të malit të Buretos, mbi lumin e Suhës që është një degë e lumit Drino, në të djathtë të qytetit të vogël të Libohovës. Nga periudha bizantine deri më sot quhet Labova e Kryqit dhe emri lidhet me kryqin e kishës në fjalë.Historia e Kryqit të Laboves zë fill në vitin 326 Pas Krishtit. Ky kryq u nda në dy pjesë, një pjesë mbeti në Jeruzalem dhe pjesa tjetër u dërgua në Konstandinopojë. Disa copa druri nga ky kryq u shpërndanë. Një prej tyre mendohet se gjendej në kryqin e kishës së Labovës. Kur në vitin 1967 u shkatërruan të gjitha kultet fetare, ky kryq u fsheh dhe u ruajt. Ai u vodh në vitin 1989 dhe asnjëherë nuk u gjet, pavarësisht kërkimeve private nga banorët apo apeleve të shumta për rikthimin e tij në kishën e Shën Mërisë në fshatin Labovë e Kryqit.

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

WEB: https://tvklan.al/

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/

Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/

Recommended