Fatlume Dervishi: A ka siguruar Kuvendi mekanizma që 27 prilli të mos përsëritet kur ju të mos jeni më kryeparlamentar?
Gazetarja Fatlume Dervishi e vendos kryeparlamentarin Talat Xhaferi para pyetjes, se vallë a ka siguruar Kuvendin mekanizma që ngjarjet e 27 prillit të mos përsëriten më në të ardhmen, kur Xhaferi të mos jetë më në këtë pozitë? Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, thotë: Vullneti i Qytetarëve duhet të respektohet deri në fund. Me ndërgjegjen time, me përgjegjësinë time thash se nuk do të lejoj askush të bëhet pjesë e një skenari të mundshëm apo inskenimi për pengim të seancës konstituive?.