Refugjatet perplasen me autoritetet greke
  • 4 years ago
Kushtet e këqija të strehimit dhe rregullat e reja të azilit të miratuara nga Parlamenti grek ngritën në protesta refugjatët e strehuar në kampet e ishullit Lesbos.

Qindra refugjatë u përleshën me policinë në kampin e madh të ngritur pranë qytezës Mitilini. Ata u penguan nga forcat e rendit që të marshonin drejt qytezës, ndaj dhe qëlluan me sende të forta në drejtim të tyre. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës për t?i shpërndarë.

Disa persona mbetën të plagosur gjatë përleshjeve. Në kampin e madh të ishullit Lesbos janë strehuar 19 mijë refugjatë, 6 herë mbi kapacitetet, çka i ka përkeqësuar kushtet e jetesës në këtë kamp.

Qeveria ka në plan t?i zhvendosë ata në territorin kontinental dhe të përshpejtojë procedurat e dëbimit për personat që nuk përmbushin kushtet.

Në planin e qeverisë është edhe ngritja e barrierave lundruese pranë brigjeve të ishullit, për të penguar zbarkimin e refugjatëve të tjerë nga Lindja e Mesme.

Tv Klan
Recommended