36 vjecarja: I dashuri i pare donte te me trafikonte, i dyti me rrihte
  • 4 years ago
?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan solli sot historinë e pabesueshme dhe të trishtë të 36-vjeçares Danita. Ajo në studio ka treguar se kur ishte 17 vjeç zbuloi se ishte e adoptuar. Për një periudhë të gjatë kohe iu lut mamasë që e kishte rritur ti tregonte të vërtetën për mamanë biologjike, por ajo gjithmonë refuzonte.

Një ditë Danita vendos të largohet nga shtëpia dhe sëbashku me të dashurin që ishte në një lidhje prej 3 vitesh vendosi të shkojnë në Itali, pa e ditur se çfarë e priste.

Kur shkon aty kupton se i dashuri e kishte çuar në Itali me synimin për ta trafikuar. Fatmirësisht arrin të shpëtojë dhe shkon e denoncon në polici. Nga frika që kishte prej tij nuk del nga shtëpia për një vit dhe gjithashtu për 15 vjet nuk kthehet në Shqipëri.
Recommended