"Po kerkoja pantallonat, por kur hapa dollapin zbulova letren qe..."

  • 4 years ago
Rubrika ?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e Danitës. Ajo prej 18 vitesh jeton në Itali dhe ka ardhur në studio për të kërkuar nënën e saj biologjike.

Kur ishte në klasë të katërt, shokët dhe shoqet e klasës i thoshin se ajo mund të ishte e birësuar sepse mamja e saj ishte shumë e madhe në moshë. Fillimisht nuk ka dashur ti besonte, por një ditë teksa ishte duke kontrolluar në dollap gjen një letër, e cila tregonte gjithçka.

E tronditur pyet mamanë e saj, e cila refuzon ti tregojë të vërtetën rreth nënës së saj biologjike. Për një kohë të gjatë nëna e saj, nuk i tregoi dhe Danita vendos të largohet nga shtëpia dhe të shkojë në Itali me djalin që dashuronte.

Recommended