Nene e bije bashkohen pas 36 vitesh

  • 4 years ago
Rubrika ?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan solli ditë e sotme historinë e vështirë të Fatbardhës. Ajo tregoi në studio se pasi e lindi vajzën e saj, në 20 Gusht në 1983 vendosi ta çonte në shtëpinë e fëmijës, sepse familja e saj nuk e pranonte dhe i dashuri e kishte braktisur. Gjithashtu ajo ndjehej e paragjykuar edhe nga ana e opinionit.

Pak kohë më vonë, ajo shkon ta kërkojë vajzën, por i thanë që vogëlushja ishte birësuar nga një familje në Elbasan. Fatbardha e ka kërkuar për 37 vite. por pa mundur ta gjejë. Ajo i është drejtuar stafit të ?E Diela Shqiptare?, por në të njëjtën kohë, edhe vajza e saj gjithashtu i është drejtuar emisionit për të gjetur nënën e saj biologjike.

Recommended