KLSH kallezon penalisht Sonila Qaton
  • 4 years ago
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht në prokurori ish-Drejtoren e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato dhe tre anëtarë të grupit të prokurimit që kanë vlerësuar ofertat për ndërtimin e tunelit në aksin Kardhiq-Delvinë.

KLSH ngre dyshime për fiksim të tenderit me vlerë 23 milionë dollarë. Aty morën pjesë 6 kompani, ku 5 firma që paraqitën ofertën më të ulët u skualifikuan dhe fitoi kompania e cila dha shumën më të lartë për të realizuar punimet.

Kontrolli i Shtetit kërkoi dokumentacionin nga ana e Autoritetit Rrugor për këtë tender, por ai nuk iu vu në dispozicion. Pas shqyrtimit të dokumenteve elektronikë të sistemit, KLSH doli në konkluzionin se firma Gjoka Konstruksion me një ofertë prej 611 milionë lekësh apo 6 milionë dollarësh më pak, ishte skualifikuar, edhe pse përmbushte të gjithë kërkesat e garës. Kjo diferencë konsiderohet si dëm ekonomik nga ana Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pasi firma me ofertën më të ulët e ankimoi në një shkallë më të lartë, në Komisionin e Prokurimit Publik i cili i dha të drejtë, ARRSH nuk e zbatoi vendimin. Kjo konsiderohet sinjë shkelje me pasoja të rënda për interesat e shtetit nga ana e KLSH-së.

Për të njëjtën arsye, edhe kompania Gjoka kallëzoi penalisht për shpërdorim detyre znj.Qato, në Shtator të 2019-s , ndërsa ajo dy ditë më pas dha dorëheqjen për t?i hapur rrugë hetimeve.

Projekti i rrugës Kardhiq-Delvinë është tenderuar në vitin 2009 dhe me një gjatësi totale prej 32 kilometrash, ku tre lotët e para prej 16 kilometrash përfunduan, por për 8 vjet rruga nuk mori më asnjë financim. Aktualisht po punohet për vende të saj, ndërsa çështja e tunelit, i cili njihet teknikisht si loti 7, ende nuk ka marrë një zgjidhje.

Tv Klan
Recommended