Ertila Koka: Mungesa e mamit ka qene shume e madhe
  • 4 years ago
Këngëtarja Ertila Koka këtë pasdite ishte e ftuar në programin ?Rudina?, në Tv Klan ku foli për bashkëpunimin e saj më të ri me Adam Clay, por edhe detaje të tjera nga jeta e saj personale.

Përveç jetës artistike, Ertila Koka është vënë shpesh në qendër të mediave për jetën e saj private. Para 3 vitesh, dasma e saj me arkitektin Edgar Cupi u komentua gjatë. Ata të dy jetojnë prej 3 vitesh në Milano.

Ertila ka dhe 3 motra dhe marrëdhënia me to ka qenë shumë e afërt, pasi Ertila e vuan ende faktin që nëna e saj është ndarë nga jeta nga një sëmundje, kur ajo ishte vetëm 7 vjeç. Të gjithë që e njohin atë dhe nënën e saj, i thonë që i ngjan shumë asaj.
Recommended