Motrat perballen me njera tjetren: Me njohu me bashkejetuesin, ajo eshte shkaktare per gjithcka

  • 4 years ago
Seanca e ndërmjetësit në ?Shihemi në gjyq? në Tv Klan solli sot një përballje midis dy motrave. Shkak për mosmarrëveshjet midis tyre është bërë martesa e Valbonës, me personin që e prezantoi motra e saj Liliana në Gjermani.

Lidhja mes tyre zgjati vetëm një vit e pak muaj dhe në jetë gjatë kësaj periudhe erdhi vajza e tyre, sot 4 vjeç. Valbona në studio rrëfen se ish-partneri Ganiu ndryshoi karakter dhe si pasojë e konflikteve dhe problemet mes tyre, ajo vendosi të largohej për në Shqipëri. Valbona ka thërritur në studio motrën e saj sepse e akuzon atë si shkaktare për situatën në të cilën ndodhet.

Valbona: Kam ardhur nga Gjermania këtu në Shqipëri,për një problem të rëndë.(Qan) Më falni. Është diçka shumë e vështirë. Kam jetuar me bashkëjetuesin, babain e fëmijës që motra ime ma prezantoi. E gjitha u bë shkaktare ajo, që ma prezantoi këtë njeri. Në fillim ishte i mirë si gjithë burrat që në fillim janë të mirë. Mbas disa muajve gjërat ndryshuan, filluan konfliktet dhe unë vendosa të kthehem në Shqipëri. Babai i fëmijës Ganiu është nga Kosova, jeton në Gjermani prej 30 vitesh.

Recommended