Ermal Mamaqi flet per rivalitetin e perfolur me Bes Kallakun

  • 4 years ago
Në emisionin ?Jo Vetëm Modë?, Ermal Mamaqi foli edhe për ?rivalitetin? e përfolur me humoristin dhe producentin e filmit ?Falco?, Besart Kallaku. Pas deklaratës së këtij të fundit, se ?Ermali është biznesmen, kurse unë komedian?, Mamaqi u shpreh se nuk e konsideron rival, përkundrazi pjesë e të njëjtit grup producentësh që përpiqen të sjellin filma argëtues dhe të suksesshëm në gjuhën shqipe.

Sa i takon urimit të Amarda Toskës për filmin e ri, i cili u kuptua si një thumbim për Besart Kallakun, Ermali u shpreh se shprehja ?Vërtetove se je superbiznesmen?, nuk ishte një përpjekje e bashkëshortes për të ironizuar producentin e ?Falco?.
Ai zbuloi edhe sesi Pallati i Kongreseve do të shndërrohet në një kinema ku ?I Love Tropoja? do të shfaqet nga data 29 janar deri më 15 shkurt, duke u zgjatur kështu disa ditë më shumë, për shkak të kërkesave të publikut. Me një ekran gjigand, i cili do të mbulojë thuajse gjithë sipërfaqen e murit në sallën e Pallatit të Kongreseve, si asnjëherë më parë një premierë filmi në Shqipëri do të mund të shijohet live nga 2200 njerëz njëherësh.

Recommended