“Nuk me besojne qe e kam lene drogen”

  • 4 years ago
Artisti i njohur, Bojken Lako ishte i ftuar ditën e sotme në programin ?Historia ime? në Tv Klan. Ai njihet si një person që ka bërë revolucion në muzikën moderne shqiptare. Bojken është një artist në shpirt, i lindur dhe krijuar në një familje artistësh. Por, krahas artit të tij dhe shpirtit artistik, ai ka pasur edhe periudha të errëta që kanë shënjuar jetën e tij. Në studio, Bojken ka treguar se ka patur momente kur suksesi i ka prishur punë në jetën e tij. Madje suksesi ka ndikuar edhe në abuzimin e tij me drogërat dhe alkoolin.
Më tej, ai rrëfen sesi droga dhe alkooli kanë ndikuar në jetën e tij. Gjithçka nisi për qejf, një dëshirë e moshës për të provuar gjëra të reja, por që ai e pranon që ka qenë e rrezikshme.
I pyetur nëse bëhet fjalë për një varësi, Bojken u shpreh se në fillim ka qenë si lojë, por kur e shikon tani e kupton se ka qenë një lloj varësie. Bojken ka që në vitin 2004 nuk pi më drogë, por pjesa më e madhe e njerzve nuk e besojnë këtë gjë.
Në lidhje me alkoolin, tregon se e ka patur më të vështirë për t?u shkëputur, por që ia doli dhe prej një viti e gjysmë nuk e konsumon më.

Recommended