Kuzhinieri shqiptar gatuan per mbretereshen Elizabeth: Kisha shume emocione

  • 4 years ago
Në programin ?Rudina? në Tv Klan këtë pasdite ishte i ftuar shefi i njohur i kuzhinës, Ismet Shehu. Ai ka rrëfyer në studio një eksperiencë që nuk e ka përjetuar asnjë kuzhinier tjetër shqiptar. Shehu ka gatuar për mbretëreshën e Anglisë dhe ka rritur të prekë nga afër emocionin që të jep prania e saj.
Kur ishte 15 vjeç, ai nisi të kuptonte se kishte një pasion shumë të madh për gatimin dhe disa vite më vonë, ju dedikua studimit dhe shkoi në ?University of West London?. Ai u vlerësua me një çertifikatë dhe pasi arriti të renditej mes studentëve më të mirë të kësaj shkolle, u bë pjesë e një aktiviteti që i dhuroi eksperiencën më të pabesueshme të jetës. Ai gatoi për mbretëreshën Elisabeth të Mbretërisë së Bashkuar dhe pati fatin të merrte përgëzimet e saj për talentin në gatim nga afër.
Ushqimi që gatoi ishte peshku, një nga të preferuarit e mbretëreshës.

Recommended