ATO-ja dhe ASK-ja nuk monitorohen sipas parashikimit ligjor
  • 4 years ago
Agjencia Teknike Operative për ndjekjen e telekomunikimeve dhe Agjencia për Siguri Kombëtare me kompetenca përgjimi, nuk monitorohen nga asnjë trup sipas përshkrimeve ligjore. Kjo për arsye se Komisioni kompetent për monitorimin e zbatimit të masës së përgjimit nuk ka akoma ekspertë kompeten kurse Këshilli qytetar nuk ka kushte pune dhe as mjete financiare për të funkionuar. Kryetarja e Këshillit qytetar, ish gjykatësja Margarita Caca Nikollovska, duke apeluar që ky problem të mos partizohet, ka kërkuar zgjidhje për t?u hapur rruga që Këshilli të mund të shfrytëzojë mjetet buxhetore që posedon Kuvendi për këtë qëllim. Ajo alarmon për seriozitetin e çështjes duke mos e fshehur mundësinë për keqpërdorimine  sërishëm të masës së përgjimit.
Recommended