Komedia romantike "Love", Olta Gixhari: Me pelqen shume perfundimi i filmit
  • 4 years ago
Në programin ?Rudina ?, në Tv Klan këtë pasdite ishin të ftuar dy aktorë shumë të dashur për publikun. Ata janë pjesë e filmit ?Love?, i cili prej muajit Dhjetor ka dalë në Kinema, jo vetëm për publikun në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Bëhët fjalë për aktorin Genti Kame, i cili është protagonisti kryesor në filmin ?Love? si dhe aktoren Olta Gixhari. Në filmin ?Love?, trajtohen problemet në çift, vështirësitë në komunikim, nevojën për aventura, si dhe kurorën e të gjitha mëkateve, tradhtinë.
Genti luan personazhin kryesor e quajtur Geri, i cili kthehet në Tiranë pas një kohe shumë të gjatë në Itali. I palumtur nga martesa prej 10 vjetësh, ai vendos të jetojë pa bashkëshorten e tij. Por një zë i vazhdueshëm e shoqëron në çdo periudhë të ditës, është Ela, gruaja e tij, që e ka lënë në Itali. Lidhja me një vajzë të re Elizën, një rol i luajtur nga Olta Gixhari, e bën Gerin që të pakësojë numrin e antidepresivëve që ai pi.

Por kjo zgjat deri në ditën kur Ela vjen, duke i prishur në këtë mënyrë balancat e tij dhe nëpërmjet kontrollit që arrin të vërë mbi të, e rrënon këtë marrëdhënie. Si gjithmonë, fundi është i njëjtë, kthehet sërish tek ajo, zëri që ia prishte qetësinë.
Recommended