Vaçe Zela “kthehet” ne Lushnje

  • 4 years ago
Aty ku lindi dhe u rrit e ku nisi karrierën e saj, Vaçe Zela u përjetësua në bronx.
Sheshi qendror i Lushnjes mban nga sot një skulpturë të legjendës së muzikës shqiptare.
Një çast nga interpretimi i këngës "Moj e bukura Arbëri" është fiksuar në një shtatore dy metër të lartë, e punuar nga Arben Bajo.
Pjesë në ceremoninë e inaugurimit, familjarët e Vaçe Zelës nuk i fshehën emocionet.
Për artistët shqiptarë, të ardhur posaçërisht për këtë ditë në qytetin e Lushnjes, Vaçja ka qenë dhe mbetet shkolla më e madhe e muzikës për çdo këngëtar.
Vaçe Zela lindi në vitin 1939 në buzë të kënetës së Tërbufit në Lushnjë.
Vendosja e skulpturës është bërë një ditë përpara 100-vjetorit të ngjarjes historike të kongresit të këtij qyteti.

Recommended