Vidhnin gjate nates, kapen dy adoleshentet

  • 4 years ago
Dy adoleshentë janë vënë në pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kryenin vjedhje. Të arrestuarit janë 14-vjeçari I.L. dhe 16-vjeçari K.S. Në kërkim u shpallën dy 14-vjeçarët F.B. dhe E.M.

Këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgjatë natës kanë kryer vjedhjet e mëposhtme:

-Në bulevardin ?Gjergj Fishta? kanë vjedhur një shumë në euro dhe në lekë, në një agjenci e siguracionesh;

-Në rrugën ?Gjin Bue Shpata? kanë vjedhur një shumë lekësh në një dyqan;

-Në rrugën ?Dritan Hoxha? kanë tentuar të vjedhin në një farmaci;

-Në rrugën ?Ibrahim Rugova? kanë vjedhur një sasi lekësh në një farmaci;

-Në rrugën ?Perlat Rexhepi? kanë vjedhur një shumë lekësh në një bulmetore;

-Në bulevardin ?Bajram Curri? kanë vjedhur në një lokal.

Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se adoleshentët janë autorë edhe të tri vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

-Më datë 14 Janar të këtij viti kanë vjedhur në bulevardin ?Gjergj Fishta? zyrat e tre shoqërive siguracionesh.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ?Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë?./tvklan.al

Recommended